Kushtet e Shitjes
Këto kushte vlejnë për çdo porosi të bërë në faqen e NOVA Aksesorë.
Porosia
Pasi të dërgoni formën e porosisë, ne ju kontaktojmë në telefon ose email për konfirmim. Porosia konsiderohet e pranuar vetëm pas konfirmimit.
Çmimet
Të gjitha çmimet janë në euro dhe përfshijnë tatimin. Kostoja e dërgesës shfaqet në shportë para përfundimit të porosisë.
Pagesa
Pagesa bëhet në dorëzim (cash) kur merrni paketën.
Dërgimi
Dërgojmë brenda 24–48 orëve nga konfirmimi në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Afati i dorëzimit varet nga shoqëria e dërgesës.
Kthimi dhe zëvendësimi
Nëse produkti është i dëmtuar ose nuk ju pëlqen, na kontaktoni brenda 24 orësh nga marrja. Produkti duhet të jetë i papërdorur dhe në paketimin origjinal. Kthimin e organizojmë së bashku me ju.
Anulimi
Mund ta anuloni porosinë para se ta dërgojmë, duke na telefonuar ose shkruar.
Përgjegjësia
Përgjegjësia jonë kufizohet në vlerën e porosisë. Nuk përgjigjemi për vonesa të shkaktuara nga shoqëria e dërgesës ose nga rrethana jashtë kontrollit tonë.
Kontakti
Për çdo pyetje: info@nova-al.com, +383 45 948 102.